Parqet Kombëtare

Parku Piskal-Shqeri

Vlerësime 0

Parku Piskal-Shqeri ndodhet në në afërsi të fshatrave Rajan dhe Dërmar, në Kolonjë të Korçës. Është zonë e mbrojtur e burimeve të menaxhuara, me sipërfaqe rreth 5.400.00 ha.  Parku përfaqëson territor kodrinor-malor, ku dominojnë sipërfaqet e eroduara e të rëshqitëshme. Piskal-Shqeri ka 13 male me emër. Maja Piskalit është pika më e lartë ndërsa mali më i shquar është maja Lipecit 1472 m, gjendet gjithashtu dhe maja e Çernikut, maja e Çukës, maja Igres, maja e Melnikut, maja e Treskës, mali i Radimishtit, maja e Zgicës, maja Todrazit, mali Piskal, shkëmbi i Radimishtit.

Në këtë rajon shtrihet gjithë zonaliteti i tokave, nga të hinjta-kafe deri të murrme pyjore. Shkëmbi amnor varion nga argjilor, repçe e shiste ranore. Nga pikpamja klimatike prezanton një rajon të thatë e të ngrohtë, tipik mesdhetar. Hidrologjia është e varfër. Në zonën e Piskal-Shqerri vegjeton një pyll fletor. Si rezultat i degradimi të formacionit natyror bimor, zona është invaduar apo zëvëndësuar nga dushqe kserofile të rrallë: të bulgrit, të shkurrezës së menishtës si  dhe  të  quercetum  trojane, dëllinja e kuqe, stehelina, belizma e zezë, dorikna leshtore, shparthi, qarri, shkoza e zezë etj.  

Pjesa  më e madhe e zonës ende  ruan rëndësinë për faunën e egër veçanërisht për: derrin e egër dhe elementë të tjerë faunistike të lidhur me pyjet e dushkut. Njëherazi, është zonë e rëndësishme e sigurimit të lëndës drusore për ngrohje e ndërtim, të kullotjes dhe gjuetinë sportive. Zona përmban vlera natyrore, peizazhore, kulturore, historike dhe turistike.

Book your vacations

Adresa

Radimisht, Barmash, Bashkia Kolonjë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose