Parku Natyror Qafë Shtamë ndodhet rreth 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, prane komunës së Cullit. Qafeshtama me lartesi 1230 m shërben si urë lidhëse, midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri.
Parku Qafshtamës u themelua në vitin 1996, me një pamje të bukur malore të përbërë kryesisht nga pyjet me pisha, disa liqene të vogla dhe burime të mëdha.
Zona kufizohet me pellgun e Bovillës ne jug. Gjithashtu, burimet e saj janë të njohura për vlerat kuruese si kroi i ‘Nënës Mbretëreshë’, te ndodhura rreth 1100 m mbi nivelin e detit. Uji i burimeve të Qafështamës vlerësohet si i pasur me magnez. Kroi bën pjesë në listën e monumenteve të natyrës shqiptare (hidomonumenteve).
Që prej kohës së diktaturës kampi i pushuesve në Qafshtamë ka shërbyer si një destinacion për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive. Kohët e fundit, parku ka tërhequr shumë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit të cilët janë të apasionuar edhe pas hiking.
Adresa
Selixë, Komsi, Mat MunicipalityJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar