Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar Mali i Dajtit

Vlerësime 0

Në lindje të qytetit të Tiranës ngrihet Mali i Dajtit. Ai është shpallur park kombëtar në vitin 1966, ka një sipëfaqe rreth 294 km 2 dhe pika më e lartë shënon 1612 m. Parku mban vlera historike, të trashëgimisë kulturore, turistike e natyrore me rëndësi të veçantë.

Në park përfshihen formacione të ndryshme gjeologjike, ndër to dhe liqeni i Bovillës. Parku kufizohet në veri me Krujën, në lindje me vargmalin Xibër-Mali me Gropa, në jug-perëndim me Priskën e Madhe e në jug gjarpëron me rrjedhën e Erzenit

Vihen re lehtësisht zonat fitogjeografike si: makja mesdhetare, dushkajat (Quercetum), ahishtet (Fagetum) dhe kullotat subalpine e alpine ku vërehen edhe drurë të rrallë e të mbrojtur të gështënjes dhe arrës. Ndër gjitarët veçojmë: ujkun, ariun, derrin e egër, kunadhen dhe macen e egër. Në territorin e parkut janë identifikuar në total 991 lloje bimësh enëzore. Në masivin Dajt-Mali me Gropa janë evidentuar vetëm 4 lloje endemike bimore: lulekambanë e Skënderbeut, presja e margrafit, lulekambana e Korabit dhe thlaspi shqiptar.

Vlerave shkencore dhe didaktike të parkut ju shtohen edhe pejzazhet mahnihtëse të kryeqytetit që shtrihet poshtë tij, liqeneve dhe kodrave të shumta përreth apo perëndimit të diellit shpesh me vizion deri në det. Parku është një destinacion shumë i frekuentuar turistik gjithë ditët e vitit si për relaksin apo shërbimet e shumta por edhe për amatorët e sporteve, si hiking etj.

Book your vacations

Çmimi

50€/person

Adresa

Not Dajti peak, but great view, SH47

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose