Parqet Kombëtare

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës

Vlerësime 0

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës ndodhet 25-30 km në veri-perëndim të qytetit të Bajram Currit, mes Alpeve Shqiptare në veri të Shqipërisë. Parku ka një sipërfaqe prej 8000 ha dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve Shqiptare. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës, me gjatësi 50.6 km.

Lugina është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare dhe zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës. Për të shkuar drejt saj duhet të kalosh fshatin e Dragobisë, i cili është edhe më i madhi i zonës, me kulla guri 100-200 vjeçare. Në krahun e djathtë të lumit te Valbonës, ndodhet shpella e Bajram Currit.

Tokat e murrme pyjore shtrihen mes lartësive 500-1200 m, ndersa tokat e kadifenjta shtrihen në shpatin e majtë të kësaj lugine deri në Shoshan në lartësinë 400-900 m. Ne lumin e Valbonës bashkohen degë te rëndësishme, si lumi i Gashit (në Shoshan) dhe ai i Bushtricës (Bujan). Ujëvara e Rragamit është burimi i lumit të Valbonës dhe ndodhet në afërsi të fshatit me të njëjtin emër (Rragam).                                                                                                           

Fshati Valbonë është gati 1000 m mbi nivelin e detit, dhe ka nje klimë mjaft të freskët gjatë verës. Ai ka rreth 30 shtëpi kryesisht kulla të vjetra 2-3 katëshe, me mure të trasha prej guri dhe çati karakteristike alpine prej dërrase. Kjo zonë me bukuri të rrallë është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga turistët e huaj, të cilët pëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave të veriut.

Book your vacations

Adresa

Margegaj, Tropojë Municipality, Kukës County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose