Parqet Kombëtare

Parku Arkeologjik i Butrintit

Vlerësime 0

Parku Arkeologjik i Butrintit përfshin një diversitet natyror,  gjysëm natyror dhe habitate artificiale si këneta me ujë të freskët, kallamishte, pyje dhe makje mesdhetare, fusha të mbjella, tarraca me pemë frutore, po ashtu edhe ujëra bregdetar me brigje ranore dhe shkëmbore, toka të hapura etj. Këto habitate strehojnë një diversitet të madh kafshësh dhe bimësh, përfshirë këtu dhe ato me rëndësi kombëtare dhe globale, gjë që e bën Butrintin një nga zonat më të rëndësishme për biodiversitetin në Shqipëri.

 Parku është i një rëndësie të madhe për konservimin global të biodiversitetit, pasi është habitati i 16 specieve të rrezikuara të florës  dhe i 14 specieve të rrezikuara të faunës. Zona ligatinore është formuar nga një lagunë tektonike prej 1600 ha, e njohur si Liqeni i Butrintit, e rrethuar nga brigje të pyllëzuara, male, ujë dhe këneta të njelmëta dhe lidhet me ngushticën e Korfuzit nga Kanali i Vivarit. “Liqeni” ka një thellësi mesatare prej 14 m (pika më e thellë 22 m), ndërsa Kanali i Vivarit është deri më 100 m i gjerë. Mbetjet arkeologjike janë pjesë e pyllit natyror me një ekosistem kompleks, i cili varet nga ujërat afër Liqenit të Butrintit dhe Kanalit të Vivarit që e derdhin liqenin në Detin Jon. Është kombinimi i monumenteve historike dhe i mjedisit natyror ai që e bën Butrintin një vend kaq unik. Zona rreth qytetit antik të Butrintit nuk është vetëm  strehë e një sërë  speciesh globalisht të rrezikuara , por ka edhe një histori kulturore të pasur që justifikon njohjen e saj si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. 

Çmimi

10€/person

Adresa

Buthrotum, SH81, Xarrë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose