Mali me Gropa-Bizë-Martanesh
Ndodhet në Qarkun e Tiranës, te Dibres dhe te Elbasanit, ne rrethet e Tiranës, Matit, Bulqizes dhe Librazhdit. Livadhe të zonës së ahut dhe alpine, pyje ahu që vënde-vënde përzihen me pishë dhe bredh, formacione (gropa) karstike të përhapura, peizazhe të mrekullueshme. Takohen ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), macja e egër (Felis sylvestris), kaprolli (Capreolus capreolus) etj.. Zona funksionon si bërthamë dhe biokorridor i rëndësishëm për një numër llojesh me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë për ariun, ujkun dhe kaprollin. Mbart vlera potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.
Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
Veri: Qafa e Murrizës (4417506,12L/4588637V), vijon me rrugën automobilistike për te Guri i Bardhë, Kroi i Ftohtë (1198,0 m), Qafa e Qershisë, maja e Zabelit të Madh, te Ura e Thanës, ndjek rrugën automobilistike Guri i Bardhë-Tiranë, përroin dhe grykën e Shehut, vazhdon përgjatë lumit të Matit, deri te bashkimi me përroin e Lenës, vazhdon përgjatë përroit të Lenës e të Lajthisë deri te kryqëzimi i rrugëve për këmbësorë, kuota 1870.6 m (4441735L/4583160,58V);
Lindje: Kryqezimi i rrugëve për këmbësorë, kuota 1870.6 m (4441735L/4583160,58V), kalon Qafën e Drerit, livadhet e Kolgrekut, vijon drejt qafës së Prevallit, te Ujëvara e Zallit të Vardarit, fushat e Palemit, Rrahi i Hasramës, Maja e Sadokut, shpati i Skorës, ndjek Rrugën e
Rinisë deri te Guri i Muzhaqit (1661,7 m) (4436149,74L/4576092,62V);
Jug: Guri i Muzhaqit (1661,7 m)(4436149,74L/4576092,62V), ndjek rrugën për këmbësorë, poshtë kuotave 1588,0 m, 1562,0 m, 1412,0 m, 1408,0 m, 1435,0 m, 1348,0 m, 1358,0 m, kurrizin ujëndarës deri në majën e Sukës (1542 m), kalon në Qafën e Rinasit (1538,0 m), në majën e Kësulës (1622 m), ndjek rrugën automobilistike për në Kollogjesh, në kuotën 1422 m, në qafën e Shpellzës, kuotën 1213,0 m, Malin e Kol Gjergjit, qafën e Shëngjinit (1187 m), kuotën 1207 m, deri te Maja e Fagut 1443,8 m)(4420258,08L/4574326,63V);
Perëndim: Maja e Fagut (1443,8 m)(4420258,08L/4574326,63V), ndjek Përroin e Vavilëz, pranë Shëngjinit të Madh deri te ndërprerja me lumin e Erzenit, në afërsi të fshatit Burimas, dhe më pas ndjek kufirin e parkut kombëtar “Mali i Dajtit” deri në Qafën e Murrizës (4417506,12L/4588637V).
Adresa
Vërri, Tirana Municipality, Tirana CountyJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar