Parqet Kombëtare

Rezervati Natyror Kardhiq, Gjirokastër

Vlerësime 0

Rezervati Natyror Kardhiq

Ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës dhe në rrethin e Gjirokastrës. Sipëfaqja aktuale është 1,800.00 ha. Përfaqëson një shpat të thyer, me shkëmbinj të thepisur, rrëpira e kanione të thella. Kombinimi i peizazhit shkëmbor, pyjor e kullosor i jep këtij rajoni një bukuri të veçantë. Takohen të gjitha zonat fitoklimatike. Është një rajon me biodiversitet të lartë habitor dhe llojor. Ekzistenca e pyjeve të virgjër ose pothuajse të virgjër rrit ndjeshem vlerat e tij natyrore. Zonë kryesisht me pyje dushku të shoqëruar me drurë të tjerë si Fraxinus ornus, Acer campestre, Acer obturatum, drurë të rallë të Tilia platyphyllos dhe Tilia tomentosa. Formacioni pyjor më i rëndësishëm dhe më i ruajtur mbetet ai i Abies borisii-regis, i cili okupon dhe terrenet më të thepisura. Një formacion pyjor monokulturë me Acer pseudoplatanus, fenomen edhe ky i rrallë, por që gjendet seriozisht i kërcënuar nga veprimtaria humane, shton edhe me tepër vlerat e këtij territori. Takohen dhe disa prej bimëve të rrezikuara si: Aesculus hippocastanum, Taxus baccata, Achillea grandifolia, etj,. Gjenden komunitete shpendësh dhe gjitarësh të lidhur me mjediset pyjore, ujore e shkëmbore. 

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Përroi i Piksit (4415838.61L/44421229.87V), kuotat 572.0 m, 492.0 m, 416.0 m, 582.0 m, 776.0 m, Përroi i Qafë Mollës (4418376.85L/4441829.74V);
b) Në Lindje: Përroi i Qafë Mollës (4418376.85L/4441829.74V), vijon përgjatë rrjedhjes së Përroit, kuotat 1754.0 m, 1701.0 m, qafa Nënës, maja Kërshajt (1782.8 m)(4420254.80L/4487696.53V);
c) Në Jug: Maja Kërshajt (1782.8 m)(4420254.80L/4487696.53V), kuotat 1526.0 m, ndjek rrugën këmbësore, 1611.0 m,1457.0 m, qafa Sherticës (812.0 m)(4415392.70L/4437319.22V);
d) Në Perëndim: Qafa Sherticës (812.0 m)(4415392.70L/4437319.22V), ndjek rrugën këmbësore, kuotën 686.0 m, përgjatë Përroit të Piksit deri te pika me koordinata (4415838.61L/44421229.87V).

Adresa

Kardhiq, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose