Parqet Kombëtare

Germenj-Shelegur

Vlerësime 0

Parku Gërmenj-Shelegur ndodhet në Kolonjë të Korçës, me sipërfaqe rreth 430.00 ha. Parku  është shpallur rezervat natyror dhe është zonë ndërkufitare me rëndësi të veçantë, për të siguruar vazhdimësinë e habitateve natyrore midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sheleguri është një vend i thyer malor dhe shumë i bukur, në jugperëndim të Ersekës, drejt rrugës për në Leskovik. Është vendi ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer dhe sidomos pyjet e dendur dhe të përzier si: bredhi, lisi, ahu, pisha e zezë.

Liqeni i Shelegurit ka një panoramë të mrekullueshme, ku përtej ujit në sfond dallohen edhe kreshtat hijerënda të vargmaleve të Nemërçkës. Rrënojat e kështjellës së Radanjit, në jug të pyllit të Gërmenjit, rreth 1 km udhëtim më këmbë nga rruga kryesore, ku ofrohen edhe pamjet e rrënojave të vjetra Ilire, me një rëndësi të madhe historike.

Zona është një rajon me biodiversitet të lartë, në aspektin e habitateve dhe në atë llojor. Në një terren mjaft të ngushtë takohen të gjitha zonat fitoklimatike, nga pyjet e shkurretat mesdhetare dhe deri në kullotat malore mesdhetare. Rreth 500 ha, janë pyje totalisht të virgjër. Formacionet më interesante janë ato të: Abies borisii-regis Matf.  Formacionet pyjore të pishës së zezë dhe të fagus sylvatica, kanë zhvillim të mirë. Ndërsa formacionet më interesant dhe të rrallë konsiderohen ato të: alnus glutinosa-Salix sp.-Populus nigra, me lajthi. Në brendësi gjënden liqene dhe ligatina të bukur nga pikëpamja peisazhiste, por dhe floristike. Përfaqësojnë habitate të rëndësishme për gjitarët e mëdhenj si: ariu, ujku, kaproli etj.

Zona është një vend i pasur me burime të ftohta, gjithashtu vendi ideal për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal. Ky mbetet destinacioni që ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose