Objekte Kulti

Xhamia e Muradies,Vlorë

Vlerësime 0

 Xhamia e Muradies ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, në zonën pranë Sheshit të Flamurit. Objekti është i veçuar dhe i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa marë parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).

Objekti është ndërtim i vitit 1542, në shek.XVI. Është vepër e arritur e arkitekturës sonë të këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash, që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe, të arkitekt Sinanit në Stamboll. Shquhet për ndërtim të mirë të mureve, për punën e rregullt të kornizave, dritareve dhe portalit të hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie, është tamburi dymbëdhjetëfaqësh.

Xhamia është e mbuluar me kupolë. Ajo përbëhet nga salla kubike që është salla e lutjeve si dhe nga minarja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhë për çdo faqe. Në pjesën jugore të sallës gjendet mihrabi. Kalimi në tamburin dymbëdhjetëfaqësh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe në qoshet. Muret e xhamisë janë të ndërtuara me gurë e tulla të vendosura në mënyrë të rregullt, dy rreshta gurësh të gdhendur që këmbehen me dy rreshta tullash.                                                                

Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë të skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes së gurëve, në muret e xhamisë.Xhamia sot kryen po funksionin për të cilin është ndërtuar, objekt i kultit mysliman, vend lutjesh.

Book your vacations

Adresa

Bregdeti & Orikum Station, Bulevardi Ismail Qemali, Vlorë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose