Xhamia e Gjin Aleksit ose Xhamia Gjinaleks është monument i trashëgimisë kulturore në Rusan të Delvinës, Vlorë. Ky monument kulture është i llojit "Arkitekturë", e miratuar në vitin 1963. Tipologjia e saj është xhami e tipit sallë me kupolë, e ndërtuar në Shek.XVI. Është ndërtuar nga Veziri i Madh i perandorisë Osmane, në vitin 1592.
Kjo xhami historike është e vetmja në botë, që ka emrin e një të krishtreri. Xhamia ka qenë e famshme për akustikën e saj të veçantë e cila krijohej nga disa vrima të lëna në mur, funksioni i të cilave është kuptuar tani vonë. Mendohet se xhamia ishte ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin. Në oborrin e saj gjenden gjithashtu një kishë dhe një teqe.
Ajo është një perlë e e arkitekturës por edhe e trashëgimisë sonë kulturore për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj. Një dëshmi e vërtetë, e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
X32G+PHC, Rusan, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar