Objekte Kulti

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Tiranë

Vlerësime 0

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ndodhet në skajin lindor të qytetit, në rrugën Dhimitër Kamarda, Tiranë. Kryegjyshata është selia qëndrore ndërkombëtare e Urdhrit Bektashi. Selia ka gjithashtu një muze, bibliotekë dhe arkivën. Në Haxhibektash të Turqisë ndodhej selia ndërkombëtare e Urdhrit Bektashi, e cila njihej si shtëpia e Pirit. Më 1925 ndalimi i Ataturkut për të gjitha urdhrat e dervishëve shkaktoi eksodin e Urdhrit Bektashi në Shqipëri dhe kompleksi u mbyll për përdorim fetar.

Si rrjedhojë selia administrative e Urdhrit Bektashi u zhvendos në Selinë Botërore të Bektashinjve në Tiranë, Shqipëri në vitin 1930. Dedebaba i Parë i Urdhrit Bektashi, shqiptari Sali Njazi themeloi Selinë Botërore të Lëvizjes Bektashiane, Kryegjyshatën në Tiranë. Ndërtimi i selisë përfundoi në vitin 1941, gjatë pushtimit italian të Shqipërisë. Më pas në vitin 1967 ishte periudha më e keqe për të gjitha besimet fetare, e cila solli edhe mbylljen e tyre. Me rënien e komunizmit, më 22 mars të vitit 1991  në Ditën e Sulltan Nevruzit, u rihap Selia Botërore Bektashiane, në Tiranë. Sot në Kryegjyshatë janë vendosur edhe tyrbet e disa prej dedebaballarëve, përfshirë Kamber Aliun, Abaz Hilmiun dhe Ahmet Myftarin.

Muzeu Bektashian ndodhet në ambientet e Odeonit, në Faltoren e Madhe, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane e cila u përurua në shtator të vitit 2015 së bashku me Odeonin. Dokumenti më i hershëm që kryeson arkivën, daton që nga viti 1847. Gjenden shumë dokumente historike në gjuhë të ndryshme si: shqip, arabisht, turqisht osmanisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht. Ka gjithashtu koleksione si: fotografi, mikrofilma, kaseta audio ku  ruhen regjistrime të rralla të traditave muzikore bektashiane. Muzeu është i organizuar në 12 stenda e 12 vitrina, duke respektuar kështu 12 imamllarët. Pjesë e Muzeut Bektashian janë edhe tre ambientet si: Oxhak kafeja, Ashurja dhe Pelegrinazhi. Kryegjyshata Botërore Bektashiane jep një kontribut shumë të rëndësishëm që i kushtohet tolerancës dhe harmonisë fetare.

Book your vacations

Adresa

Rruga Bajo Topulli, Tirana 1004, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose