Objekte Kulti

Teqeja e Melçanit, Korçë

Vlerësime 0

Teqeja e Melçanit ndodhet majë kodrës, në zonën perëndimore në hyrje të Korçës. Teqeja daton në mes shek.XVII, rreth vitit 1640 dhe themelues i saj, ka qënë Hysen Ali Dede.

Kjo Teqe është një nga pesë Teqetë më të vjetra në Shqipëri dhe ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm në çështjet partiotike.                                                                                                             

Teqeja e Melçanit është përfaqësuar me klerinë e saj në: Lidhjen e Prizrenit ku ka dhënë një kontribut të vyer.                                                                                                                                     

Gjithashtu edhe në lëvizjen për çlirimin kombëtar, ku është quajtur nga patriotët e asaj kohe si: “Vatër e Shqiptarizmit” dhe “Monument i Lëvizjes Kombëtare”.

Rreth vitit 2014, Hirësia e tij Haxhi Baba Sadik Ibro e ktheu në një Teqe madhështore, në një krenari për gjithë krahinën e Korçës. Teqeja e Melçanit përveçse është një vend ku kryhen ritet fetare por ajo është kthyer dhe në një atraksion turistik për shumë turistë vendas dhe të huaj.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose