Objekte Kulti

Teqeja e Kaninës, Vlorë

Vlerësime 0

Teqeja e Kaninës apo Teqeja e Haxhi Bektash Veliut është një monument i trashëgimisë kulturore, në Kaninë të Vlorës. Ky monument është i llojit "Arkitekturë" i miratuar në janar të vitit 2006. Tipologjia e saj është ndërtesë një vëllimore, kultura halvatiane e shek të XVIII.

Teqeja e Kaninës apo Teqeja e Haxhi Bektash Veliut, ndodhet në qendrën e fshatit. Ndërtesa është një vëllimore me një kat. Qoshllitë janë të punuar me gur karakteristik të skalitur. Ndërsa salla ndriçohet nga një sistem dritaresh të ngritura në lartësi dhe të zbukuruara me qemer.

Ndërtimi i saj lidhet me emrin e kryeadmiralit të flotës turke, Sinan Pashës, që u vendos në Vlorë dhe Kaninë në fillimet e shek.XVI, pasardhësit e tij janë pinjollët e familjes së famshme të Vlorajve.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose