Objekte Kulti

Andon Zako Çajupi Theater, Korça

Vlerësime 0

Teatri Andon Zako Çajupi ndodhet në bulevardin kryesor të Korçës, "Gjergj Kastrioti". Teatri i qytetit është themeluar në vitin 1951. Sot, godina e teatrit shërben si shtëpi kulturore e artistëve profesionist, së jugut të Shqipërisë.

Në regjistrimet institucionale të kohës së pas luftës së dytë botërore është i shënuar viti 1950, por veprimtaria teatrale ka qenë e zhvilluar edhe më parë në këtë hapësirë. Në fund të shek.XX  kjo veprimtari zhvillohej në klubet e kohës dhe rreth vitit 1890 u luajt shfaqja e tragjedisë "Otello". Ndërsa si gurthemel i teatrit merret drama e parë "Përmbysja", me regji të Sokrat Mios, e shfaqur në Korçën e pas Luftës së dytë botërore. 

Në fillimet e teatrit shfaqeshin kryesisht drama, por nga fundi i viteve '60, veprimtarisë së tij iu shtuan shfaqjet e estradës dhe shfaqjet e kukullave. Bërthama e trupës së artistëve, në këtë periudhë përbëhej nga 10 profesionist dhe 15 aktorë korospondent. Pas ndërrimit të sistemit shtetëror, Teatri i Korçës nuk e ndali veprimtarinë, por përkundrazi nga artistët e qytetit u pa si godinë e kulturës, në të cilën zhvillonin aktivitete e tyre. Këtyre aktivitete iu shtua edhe Festivali i Teatrove të Komedive "Ballkan 2000".

Shfaqjet më të njohura të ngritura nga teatri në skenë, ndër vite janë: Hijet e Natës”, “Kopraci”, “Zonja nga qyteti”, “Ёngjejt e skëterrës”, “Pamje nga ura”,”Njollat e murme”,” Otello”, “Qyteti i akuzuar”, “Marro Mokra”, “Përbindëshi”, “Zgjohu Vasil”, “Ishin të gjithë bijtë e mi”, “Zonjusha 39-vjeç”, “Denoncimi”, “Inter girl” etj.

Pas restaurimit të kryer, sot teatri i Korçës është një ndër teatrot më moderne të vendit. Inagurimi i teatrit u hap me shfaqjen "Liqeni i mjellmave" nga TKOB dhe që nga ajo ditë, janë vënë në skenë shumë shfaqje të tjera si: 8 femrat, Uji që vret, Vetëvrasësi dhe Lajzëlota.Gjithashtu që nga viti 2014, në këtë teatër zhvillohet festivali mbarëkombëtar KOKO Fest.

Në përbërje të tij janë artistët më të mirë dhe më të kualifikuar të të gjithë trevës së Korçës, aktorë të dramës dhe të humorit, këngëtarë, instrumentistë, balerinë etj. Shumica e këtyre artistëve kanë në kurikulumet e veta  një sërë arritjesh të nivelit jo vetëm lokal, por edhe në rang kombëtar.  Emra të shquar të skenës dhe ekranit kanë debutuar dhe vazhdojnë të luajnë edhe sot në skenën e këtij institucioni.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose