Objekte Kulti

Shtëpia Muze e Piktorit Vangjush Mio, Korçë

Vlerësime 0

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio është shpallur monument kulture. Ajo përmban rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta si dhe shumë vizatime të cilat janë të shquara për stilin e tyre tepër të veçantë.

Shtëpia muze është qendër e krijuar në vitin 1945 dhe e rinovuar më 1995. Është pjesë e rëndësishme e qytetit të Korçës, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore artistike: si koncerte lirike, ekspozita pikture, fotografike etj.

Vangjush Mio dallohet si piktor peizazhist shqiptar, përmendim këtu: Dimri në Korçë, Aspekte nga Drenova, Boboshtica, Vithkuqi, Autoportreti, Cigani, Njeriu me gajde etj.                                                                                                                                                              

Ai është i pari piktor shqiptar, që hapi ekspozitën e parë në Tiranë në vitin 1920, ndërsa në vitin 1942 hapi ekspozitën në Bari.

Book your vacations

Adresa

Rruga Spiro Ballkameni 3, Korçë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose