Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve ndodhen në lindje të qytetit të Sarandës, në kodrën e Qafë Gjashtës përballe kalasë së Lëkurësit.
Manastiri kishte një strukturë drejtkëndore me gjatësi rreth 43 m dhe gjerësi 23 m, brendësia e të cilit ishte e organizuar në shtatë konka të barabarta midis tyre. Arkeologu Italian Luigi Maria Ugolini, i cili e ka studiuar atë në mesin e viteve 1920 shprehet se: kisha ishte një prej më të mirave, në mos dhe Bazilika është ndërtuar që në antikitetin e vonë, si qendër peligrinazhi kushtuar kultit të 40 Shenjtorëve, për besimtarët e krishterë nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe brigjeve të Jonit dhe Adriatikut. Në vitet 1940 ajo u rrëzua nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore.
Gërmimet arkeologjike të kryera në vitet e fundit kanë zbuluar të dhëna të reja për baptiserin, i cili është nje kompleks i përbërë nga mjedise të ndryshme, me nëntë vaska individuale apo kolektive pagëzimi dhe dy pishina. Shumë interesante janë edhe mbishkrimet me tjegulla të murosura, në fasadën e mureve të kishës.
Dikur ka qënë manastir dhe qendër pelegrinazhi, ndësa sot një destinacion turistik. Kjo ndërtesë e dëmtuar nga koha që shtrihet mbi kodër, në një planimetri ku shquhen kolonat, rradhët simetrike të dritareve, harqet mbi to, sallat e parasallat të ndërtuara me gurë mbetet gjithmonë një destinacion kaq tërheqës për të gjithë vizitorët. Këto rrënoja mbajnë mbi kodër, një vepër unike të trashëgimisë njerëzore dhe te kultit.
Adresa
Sarandë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar