Qyteti Antik Orik ndodhet në Pashaliman, të Vlorës. Burimet historike të tij datojnë që në shek.V p.e.s nga Herodoti dhe Hekateu i Miletit, si liman i Epirit. Ky qytet njihej për rëndësinë e tij në betejat midis Maqedonisë dhe Romës në fund të shek.III p.e.s, si dhe në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeit në vitin 48 p.e.s. Përmendet edhe si teatër i luftimeve midis Romakevë gjatë luftërave civile, si qyteti i parë që u pushtua nga Çezari.
Qyteti Antik Orik është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkeologji", i miratuar në shtator të vitit 1971. Tipologjia e tij është qytet antik, ndërtim i shek.VI.
Hyrja e qytetit, në kujtimet e Çezarit e cila ruhet ajo e anës veriore, ka dy faza ndërtimi që datojnë në periudhën helenistike dhe në antikitetin e vonë. Ndërsa nga muri rrethues i qytetit, ruhet një trakt në lindje të tij me gjerësi 1.90 m dhe gjatësi 44 m, nga të cilat 15 m duken ende të zhytura nën sipërfaqen e ujit të lagunës. Nga fortifikimi i qytetit ruhet gjithashtu muri dhe hyrja e akropolit, i cili daton mbas shek.I e.s. Përbërësit arkitektonik të saj janë shkallarja në formë gjysmërrethi, e cila ka një podium me kornizë me dentikula që arrin në 1.57 m lartësi.
Gjatë mesjetës ai njihej me emrin Jeriko dhe funksiononte si qytet i vogël, i paisur edhe me një port. Në shek.XV kur u pushtua nga turqit, ai u quajt Pashaliman dhe u shndërrua në bazën kryesore të marinës turke në perëndim të Perandorisë.E gjithë treva e Orikut ose siç është quajtur trekëndëshi Dukat, Tragjas, Radhimë është një prej rajoneve që mbart në vetvete shumë vlera të karakterit kulturor, historik, etnografik dhe ekologjik.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Orikum, Vlora, Vlorë CountyJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar