Muzeu Kombëtar "Onufri" është një thesar kulturor që gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit. Ky institucion kulturor është një ndër muzet më të rëndësishëM dhe më të njohur në vend, dedikuar veprave të piktorit shqiptar të shekullit të XVI, Onufrit.
Muzeu është i vendosur në mjediset e kishës së Shën Mërisë, e cila është ndërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër. Kjo kishë është përdorur si ambient i përshtatshëm për ekspozitën e vlerave të pasura ikonografike.
Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.
Përveç ikonave, muzeu shfaq edhe një sërë objekte kulturore, përfshirë tekstilet dhe objektet metalike, që dëshmojnë për një traditë artizanale të lartë në Trevën e Beratit. Muzeu Kombëtar "Onufri" është një destinacion i rëndësishëm për dashamirësit e artit dhe historisë, duke ofruar një përvojë të pasur kulturore dhe artistike.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
PW5W+J5F, Berat, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar