Objekte Kulti

Manastiri i Shën Mërisë Spile, Gjirokastër

Vlerësime 0

Kisha e Manastirit të Shën Mërisë, Spilesë ndodhet mbi Saraqinisht, rreth 20 km larg Gjirokastrës. Mbishkrimi mbi portën kryesore të kishës (naosit) tregon se ky objekt kulti daton në vitin 1634. Kisha e manastirit të Shën Mërisë në Spile është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në qershor të vitit 1973. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar rreth vitit.

Naosi është i gdhendur në formë kryqi me kupolë me përmasa të brendshme 7.40 x 6.20 m.  Është pikturuar nga piktor Mihali në kohën e peshkopit Kalist. Në anën perëndimore porta (naosi) lidhet me narteksin, që mbulohet nga një qemer gjatësor në pjesën qendrore, i ngritur mbi dy qemerë tërthor në pjesët anësore. Hyrja nga jugu mbrohet nga një portik i hapur në tri anë me harkada që formojnë një bërthamë katrore të mbuluar me kupolë.

Manastiri ngrihet mbi një shkëmb gëlqeror për shkak të shpellave karstike. Aty kanë banuar eremitët, njerëz që qëndronin të izoluar nga bota, të cilët përpiqeshin të vuanin qenien e tyre mëkatare, si një vepër shlyerje para Perëndisë.

Objekti fetar ndodhet pranë një faqe mali, mjeshtrit e projektuan në mënyrë që kisha të sigurojë ndriçim të mirë. Kisha është e suvatuar nga jashtë me tamburin tetëfaqësh  përmban katër dritare. Kisha veç kultivimit të besimit fetar nga besimtarët, mbetet për tu vizituar edhe për vlerat të jashtëzakonshme artistike dhe kulturore që ajo mbart.

Book your vacations

Adresa

Gjirokaster, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose