Objekte Kulti

Manastiri i Shën Gjergjit

Vlerësime 0

Manastiri i Shën Gjergjit ndodhet mbi kodrën e Demës, në rripin më të ngushtë të tokës që ndan detin Jon me liqenin e Butrintit, në krye të gadishullit të Ksamilit. Është vetëm 9 km nga qendra e qytetit të Sarandës. Manastiri i Shën Gjergjit është monument kulture, i cili bën pjesë tek manastiret e fortifikuar, me mure të pajisura me kulla dhe frëngji, ndërtuar në shek.XVIII mbi rrënojat e murit antik.

Në qendër të manastirit ndodhet kisha e Shën Gjergjit, e cila është një rindërtim i shek.XIX, e rrethuar nga një sërë ambientesh ndihmëse. Kisha ka një narteks të gjatë që të çon drejt naosit, mbi të cilin ngrihet një kupolë, ndërsa në lindje kufizohet nga një ikonostas muri që e ndan nga altari. Në muret e brendshme vihen re tre nivele pikturimi, të zbukuruara me piktura murale, që i mbivendosen njëri-tjetrit.

Nga maja e kodrës ku ndodhet Manastiri i Shën Gjergjit, shijon një pamje mahnitëse të detit Jon dhe Liqenit të Butrintit. Ky mbetet një destinacion i rëndësishëm peligrinazhi gjithashtu edhe shumë tërheqës, për të gjithë ata që preferojnë ngjitjet në mal dhe shëtitjet në natyrë.

Book your vacations

Adresa

V2X5+VP8, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose