Objekte Kulti

Kompleksi i Sahatit, Vlorë

Vlerësime 0

Kompleksi i Sahatit është një monument i trashëgimisë kulturore i gjendur në qytetin e Vlorës. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në nëntor të vitit 2006. Tipologjia e tij është ndërtesë shoqërore, ndërtim i vitit 1918, në shek XX.

Është ndërtuar në vitin 1918, me nismën e poetit Ali Asllani, i cili ishte kryetar bashkie në atë kohë. Gjithashtu është mbështetur me financimin e tregtarëve të qytetit. Përveç anës funksionale ka edhe vlera estetike. Kulla e merkatës dhe sahati është projektuar nga specialistë italianë. Godina e merkatos përfundoi në vitin 1918 dhe vlerësohej si një nga objektet më të realizuara të sheshit, ku ndodhej edhe pazari kryesor i Vlorës. Ka shërbyer si pikë referimi për qytetin dhe qendrën tregtare. Në këtë objekt është bërë futja e strukturave dhe teknologjive te reja si betoni i armuar dhe lidhëset me çimento. Në vitin 1996 ndërtesa është trajtuar me punime restauruese në mjediset e brendshme dhe fasadat e jashtme. Shfaq interes në këtë monument prania e ornamentikës në kornizat dhe rozetat me motive patriotike. Dallohet portreti i Skënderbeut me pamje nga balli i ndërtesës dhe shqiponja dykrenare me pamje nga lindja.

Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.

Book your vacations

Adresa

Vlorë, Vlora, Vlorë County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose