Kisha Shën Mërisë është ndertuar në këmbë të malit të Dejës ku ndodhen rrënojat e qytezës dhe fortesës mesjetare të Danjës. Për herë të parë kisha përmendet si qendër peshkopale në vitin 361.
Ajo është një ndërtim tipik i stilit Gotik, të shek.XIII. Gjithashtu paraqet një kishë një nefenëshe me planimetri drejtkendëshe dhe absidë rrethore në anën lindore.
Kisha ka qenë e shtrirë në Kalanë e Danjës, në luginën e malit të Dejës dhe mendohet se është ndërtuar rreth viteve 1300.
Në këtë Kishë thuhet se ka vënë kurorë Skenderbeu dhe në afërsi të saj ekziston varri i Lekë Zaharisë.
Kisha Lindja e Zojës është një ndër Kishat më të vjetra në Shqipëri që i ka rezistuar shkatërrimeve ndër shekuj derisa rregjimi komunist e shëmbi plotësisht në vitin 1969.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
2J7G+85W, Deja, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar