Objekte Kulti

Kisha e Shëndelliut, Voskopojë

Vlerësime 0

Kisha e Shëndelliut është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, Korçë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në janar të vitit 1963. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar në periudhën post bizantine, rreth shek.XVIII.

Ajo njihet ndryshe si kisha e Shën Ilias, e ndërtuar në vitin 1751. Kisha është i tipit bazilikal dhe ndahet në tre nefe me dy rradhë kolonash. Ka  lartësi të madhe rreth 11.5 m, gjatësi 20 m dhe gjerësi 13 m. Kolonat e saj janë prej guri dhe lidhen me harkada gjatësore, mbi të cilat ngrihen mure që veçojnë hapësirat e nefeve qendrore dhe hapësirat anësore. Nefi qendror ndriçohet nga dritare të hapura në nivelin e çatisë së nefeve anësore. Ndërsa hajati, narteksi dhe oborri i kishës që dikur rrethohej me mure mbi të cilat ngrihej kulla e kambanares, nuk ekzistojnë më.

Book your vacations

Adresa

JHJQ+MPX, Voskopojë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose