Objekte Kulti

Kisha e Shën Ndout, Kepi i Rodonit

Vlerësime 0

Kisha e Shën Ndout ndodhet midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në qarkun e Durrësit,në bregun e Adriatikut.  Kisha e Shën Ndout, është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIII.

Ajo është një ndër kishat më të dëgjuara në periudhën e Mesjetës, edhe për shkak të ndërtimeve që bëri Skënderbeu në zonën e Kepit në shekullin XV. Kisha i përket tipit bazilikë njënefëshe dhe përbëhet nga narteksin, naosi dhe hijerorja. Për ndërtimin e saj është përdorur teknika bizantine e klausonazhit si dhe mjaft analogji me kishat bizantine, gjë që dëshmon për vijimësinë e traditës bizantine. Po ashtu, në planin ndërtimor dallohen edhe elementë të arkitekturës romanike dhe gotike, si harqet e mrehtë.

Muret e kishës janë 14 me 16 metra, e punimet e sapo nisuna kanë nxjerrë në dritë nji afresk, ku shihet figura e nji të vajze të re mbi kalë e nji shqiponjë me dy krena. Për shkak të vlerave të saj monumentale, të lidhjes së ekzistencës së saj me njërën nga periudhat më të shquara të historisë së Shqipërisë, si dhe për shkak të pozicionit gjeografik dhe peizazhit mahnitës, Kisha e Shën Ndout është njëra nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.

Book your vacations

Adresa

4 big bunker set, Ishëm, Bashkia Durrës

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose