Objekte Kulti

Kisha e Shën Kollit, Voskopojë

Vlerësime 0

Kisha e Shën Kollit ndodhet në qëndër të Voskopojës, afër Korçës. Kisha është një  monument i trashëgimisë kulturore, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971. Tipologjia e saj është kishë, e ndërtuar rreth vitit 1721.      

Ajo është një kishë ortodokse dhe më e rëndësishmja për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e periudhës post-bizantine dhe cilësisë së pikturës, që ka mbijetuar deri më sot. Struktura konsiston në një ndërtim prej guri të tipit bazilikal, me naos me kupolë, narteks, hajat dhe kambaneria. Kryesisht dekorimi në brendësi të kishës ka nisur të pikturohet rreth vitit 1726, nga David Selenica, një prej  mjeshtrave më të mirë të shek.XVIII. Stili i tij i përket shkollës tradicionale të artit të  Paleologëve, e njohur si shkolla Maqedonase.

Kisha i është nënshtruar restaurimit në vitit 1962. Kryesisht në pjesën e arkadës, në konsolidimin e saj, nga një dëmtim serioz që pësoi për shkak të një tërmeti të fuqishëm të vitit 1960. Kisha e Shën Kollit përfaqëson edhe një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të Voskopojës. Sot një pjesë të ikonave origjinale janë pjesë përbërëse e "Muzeut të Artit Mesjetar" në Korçë.

Book your vacations

Adresa

JHJQ+MPX, Voskopojë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose