Kisha e Shën Jovanit Boboshticë ndodhet në Boboshticë, të Korçës. Duke u mbështetur në teknikën e ndërtimit, materialin e përdorur për ndërtim dhe nga të dhënat e tjera, mendohet se kisha është ndërtuar gjatë gjysmës së dytë të shek.XIV.
Kisha është e përbërë nga naosi dhe narteksi i cili është ndërtuar në një kohë më të vonë. Muret e brendshme të kishës janë të pikturuara dhe lartësia e saj, është rreth 6.5 m. Ajo është e mbuluar me çati dhe me tjegulla vendi. Muratura është prej guri smerci dhe me tullë në pjesën e naosit ndërsa pjesa e narteksit është e ndërtuar me mur guri të lidhur me baltë. Dyshemeja është e shtruar me tulla dhe pjesa e shtesës, është me pllaka. Nga jashtë absida ka formën e një trapezi dhe nga brenda, në formë gjysëm rrethi.
Nga ana arkitektonike ajo është ngritur në të njëjtën periudhë me kishën e Shën Mitrit. Të dyja janë afër njëra tjetrës dhe bie në sy piktura e hershme e kësaj kishe, e cila ashtu si Kisha e Shën Mitrit ka piktura murale me ngjyrë të kuqe. Kisha e Shën Jovanit ka një ndërtim tipik, ku guri alternohet nga tulla, të cilat vendosen herë horizontalisht dhe herë vertikalisht dhe me përdorim të madh llaci, që tregon lashtësinë e përdorimit të kësaj teknike.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
HQ46+94C, Boboshticë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar