Objekte Kulti

Kisha e Shën Athanasit, Bularat

Vlerësime 0

Kisha e Shën Athanasit në Bularat është një thesar arkitektonik dhe kulturor që rrëfen historinë e pasur të këtij vendi piktoresk në luginën e lumit Drino.

Kisha e Shen Athanasit është pjesë e një kompleksi varrezash që daton në shekullin XVI. Përreth kishës, një mur i ulët guri rrethon zonën, ku ka pasuar një kishë të vjetër bizantine. Ndoshta, kisha e tanishme është ndërtuar mbi themelet e kësaj kishe të vjetër. Terreni rreth kishës ka nivele të ndryshme të lidhura me rrugë me kalldrëm, dhe kompleksi përfshin një hajat të mbuluar dhe një kambanore tradicionale prej guri.

Hajati i mbuluar ka shërbyer besimtarëve për ceremoni kishtare dhe aktivitete tjera. Kisha, e kushtuar Shen Athanasit, Patriarkut të Aleksandrisë, ka kaluar nëpër faza të ndryshme rindërtimi dhe shtesash. Forma dhe interieri tregojnë një bashkëjetesë të elementeve arkitektonike të periudhave të ndryshme, me një Hijerore trekonkëshe që i përket fazës më të hershme ndërtimore.

Kisha ka tri nefe, çati dyujëse dhe një kupolë të shtuar më vonë, ndoshta në shekullin XIX. Nefet ndahen me dy palë kolona të lidhura me harqe, ndërsa hyrja e mbuluar në anën jugore është një element interesant. Kisha shquhet për sistemin e ndërthurur të kupolave, qemerësh gjysmësferikë dhe trekëndëshash sferikë, të dekoruar me afreske nga dy faza të ndryshme të pikturimit.

Narteksi është një ndërtesë më e vonshme që luan rolin e gjinekonitit dhe bashkohet me kishën. Në murin perëndimor dallohet hapja e hyrjes fillestare. Përmes dekorimeve të gdhendura në dru, ikonostasi është objekti më i vjetër i ruajtur në kishë. Muret perimetrike, kupola e nefit qendror dhe shtyllat e narteksit mbajnë gjurmë të fragmenteve të pikturave murale nga shekulli XX, por kërkojnë ndërhyrje për restaurim.

 

Book your vacations

Adresa

W75V+FQR, Bularat, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose