Objekte Kulti

Kisha e Ristozit, Mborje

Vlerësime 0

Kisha e Ristozit ndodhet në rrëzë të malit të Moravës, në juglindje të Korçës. Kisha është një monument i trashëgimisë kulturore në Mborje, i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971.  Tipologjia e saj është kishë e periudhës post bizantine, e ndërtuar rreth vitit 1389, në shek.XIV.

Kisha i dedikohet Shën Mërisë. Ajo është një nga objektet e kultit që është ndërtuar më herët në Ballkan. Për kohën e ndërtimit të saj: Mendohet se kjo kishë është ngritur në vitin 896 nga Shën Klementi ndërsa në një version tjetër flitet për gjysmën e shek.XIV.

Kisha është ndërtuar në territorin e Principatës së Muzakajve, në ata shekuj. Klasa feudale drejtonte ekonominë dhe jetën politiko-shoqërore të vendit. Në vitet 1389-1390, ai që financoi për ndërtimin e saj, ishte peshkopi Nimfoni. Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq, me naosin i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë, me një nefe dhe me kupolë. Lartësia e saj më të lartë, është 7.5 m.

Kisha i është nënshtruar një vepre mirëmbajtjeje gjatë vitit 2015, për të mos rrezikuar shembjen. Ajo njihet si vend i shenjtë që ndihmon njerëzit. Në ditën që Krishti mbush 40 ditë nga ringjallja, ky vend i shenjtë vizitohet nga mijëra besimtarë të fesë ortodokse.

Book your vacations

Adresa

JR43+8R4, Mborje, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose