Kisha e Marmiroit ndodhet pranë Pashalimanit, në Vlorë. Kisha ka një arkitekturë tipike për kishat bizantine në formë kryqi me kupolë, narteks dhe tamburin cilindrik. Ajo ruan përreth edhe rrënojat e manastirit të dikurshëm.
Kisha është një monument i trashëgimisë kulturore, ndërtuar gjatë periudhës bizantine, rreth shek.XII. Quhet me këtë emër për shkak të gurëve të mermertë (Marmiro), të marrë nga rrënojat e Orikut antik. Ajo përbëhet nga 3 hyrje të cilat i korrespondojnë drejtimeve të veriut, jugut dhe perëndimit. Ndërsa në anën lindore ndodhet absida e kishës, e cila ndriçohet nga një dritare e vogël. Kisha është e ndërtuar me gurë të papunuar të marrë nga shtrati i përroit aty pranë. Për portat dhe fasadat janë përdorur gurë të punuar të cilët janë marrë nga rrënojat e Orikut antik. Midis gurëve janë vendosur me llaç edhe copëra tullash dhe tjegullash, duke e përzier teknikën e ndërtimit.
Gjatë vizitës së saj të mbetet një eksperiencë plot mbresa, ku elementetet e detit, maleve apo qetësisë përreth gërshetohen kaq bukur.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
8C3W+MM7, Orikum, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar