Kisha e Manastirit të Shën Mërisë të Kostarit ndodhet në lindje, në qytetin Antik të Finiqit. Kisha është e ndërtuar brenda një shpelle, në malin e Kostarit.
Në fillim të vitit 1332 u bënë afresket e para, në anën veriperëndimore të saj. Më vonë rreth viteve 1690 - 1770, u njehsuan bashkë me hapësirat e tjera. Ajo i dedikohet Shën Mërisë dhe më 15-të gusht kthehet në ditë festive, në pelegrinazh të madh për të gjithë zonën deri në Himarë.
Kisha ruan vlera të mëdha historike, jo vetëm për naosin e gërmuar në shkëmb por edhe se funksiononte si shkollë e fshehtë gjatë sundimit turk, me mësues të fundit Pilo Papanë.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Finiq, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar