Objekte Kulti

Kulla e Sahatit, Kavajës

Vlerësime 0

Kulla e Sahatit ndodhet në qendër të qytetit në krahë të Xhamisë së Kapllan Pashës, Xhamia e Kubielies. Ajo njihet si kulla më e lartë e sahatit në Shqipëri. Ky objekt daton rreth 200 vite më parë. Kulla është një monument i trashëgimisë kulturore në Kavajë, i miratuar në tetor të vitit 1948. Ajo është ndërtuar në vitin 1817 nga Ibrahim bej Alltuni dhe ndërtues ishin tre vëllezër nga Bardhora. Është e punuar me gurë shtufe dhe e shoqëruar me gdhendje. Në pjesën brenda saj ndodhen një palë shkallë prej druri, kurse në pjesën e sipërme të saj është e vendosur një orë diellore, e shoqëruar me tingullin e kambanës. Kulla shquhet për vlerat arkitektonike, dekoracionin ornamentik që krijojnë gurët e
bardhë me ato jeshil dhe mbetet një objekt i historik për tu vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Book your vacations

Adresa

Kavajë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose