Objekte Kulti

Xhamia e Haxhi Et'hem Beut, Tiranë

Vlerësime 0

Xhamia e Haxhi Et'hem Beut ndodhet në qendër të qytetit të Tiranës. Ajo është një xhami historike dhe monument kulture i miratuar në maj të vitit 1948. Xhamia nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës i cili hodhi themelet e kësaj faltoreje. Gjithashtu ai arriti të mbarojë dhe cepat e kubesë së kësaj xhamie, rreth vitit 1793. Më 1822-1823 i biri, Haxhi Et'hem Beu bëri arriti të plotësojë minaren e xhamisë, dekorimin me piktura të saj, ndërtoi tavanin e portrikun. Xhamia arriti të përfundojë më 1830-1831. Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube. Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me "Ajetul Kursine", shkruar në formë spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-të emrat e Allahut.
Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet dhe nafili, në të cilin falen gratë. Xhamia e Et’hem Beut përbëhet nga salla e lutjeve, portiku që e rrethon atë nga lindja dhe veriu, si dhe minarja. Portiku mbulohet nga një çati me konstruksion druri dhe tavan të rrafshët dërrasash. Minarja ndodhet në të djathtë të sallës së lutjeve dhe lidhet me të në dy nivele, në dyshemenë e sallës dhe atë të mafilit. Mbi trupin e minares vjen kazani dhe për daljen në kazan, ka një portë të ngushtë e të ulët. Shkallët brenda minares janë helikoidale prej gurësh dhe ndriçohen nga dritare të vogla si frengji.
Xhamia e Et'hem Beut aktivizohet çdo ditë dhe dyert e saj janë të hapura për të gjithë, përfshirë edhe fëmijët. Xhamia vizitohet jo vetëm nga besimtarët myslimanë por edhe nga turistë të shumtë të huaj e vendas për pamjen e saj madhështore.

Book your vacations

Adresa

Tirana City Hall, 1000, Skanderbeg Square

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose