Bolena, fshati që ndryshe quhet “Perëndia e Diellit”Ndonëse një fshat i vogël, Bolena ka një histori për tu lexuar dhe njerëz për tu kujtuar.
Një nga vendet më të dashura të Ali Pash Tepelenës.
Ali Pasha ka kaluar adoloshencën e tij në Bolenë.
Ai është shpëtuar nga një çoban nga Bolena në kohën kur e ndiqnin hasmit për ta vrarë. Çobani e rriti si djalin e tij.Pasi mori pushtetin Ali pasha e kërkoi familjen ku u rrit dhe njërën nga motrat e mori në Janinë ku jetoi deri në fund të jetës së saj.
Aktet trimërore të këtij fshati të vogël në zemër të Labërisë që përçojnë bujari e fisnikëri, por mbi të gjitha trimëri.
Bolenasit janë përballur me sfidat e kohërave, e të luftrave të shumta, e mbijetuan në trojet e veta, duke ruajtur të shenjtë, gjuhën,historinë,kulturën, doket e zakonet e të parëve.Ky thesar i madh shpirtëror, historik e etnokulturor është i shenjt për ta.
Vëndbanimi më i lashtë në këtë zonë është “Ceria”
E cila gjendet në veriperëndim të Bolenës, aty ku takohet lumi i Smokthinës me Shushicën, ku edhe sot duken renojat e një qyteze, e të kalasë së saj.Edhe në anën lindore të Bolenës rrëzë malit të Këndrevicës ndodhen rënojat e një vendbanimi të vjetër që i përket epokës së bronxit, rreth 4000 vjet më parë.
Në këto anë në trevën e Kurveleshit ka qënë shtrir fisi Ilir i Kaonëve, ndërsa në veri të tij në luginën e lumit Shushica ndodhej fisi tjetër Ilir i Amantëve. Pasoja të ndjeshme kanë patur këtu pushtuesit romakë të cilët filluan ti okuponin territoret Ilire në vitin 168 p.e.s dhe vende të tilla të fortifikuara si Ceria, Nivica mund të jenë shkatrruar tërsisht nga romakët.
Fshati Bolen është përballur gjithmon me luftra të ashpra dhe Bolenasit kanë luftuar gjithmon me shumë trimëri.
Në verën e vitit 1913 ushtria Greke pas luftimesh të ashpra me fshatrat e Kurveleshit të sipërm, mbrriti në malet e Bolenës. Greket u ndeshën në një qëndresë të fortë të bolenasve. Luftimet më të ashpra ishin më 7 dhe 8 qershor 1913 në qafën e Ndreut e në gropën e Trushit.Grekët përdorën artilerinë e rëndë dhe shkaktuan shumë të vrarë e të plagosur.
Një telegram që Vjena i dërgon Athinës më 11 shkurt të 1914 thotë: Javën e kaluar grekët kanë bombarduar fshatin e paokupuar kurrë, Bolenën që ndodhet në Kurvelesh…
zanafillën në historin e bolenasve në vazhdë, gjithëherët ka qënë dhe shprehur simbioza e shpirtit vullnet-hekur, çka përbëjnë krenarinë e këtij vendi. Sillen në ndërgjegjen krijuese gjasa e bëma të së kaluarës labe, siç sillet flladitur, mbi qiellin e Bolenës , krahet e një shpendi në fluturim simbol i papërkulshmërisë me emrin "Shqiponjë".
Adresa
Bolenë, AlbaniaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar