Objekte Kulti

Fshati Vuno

Vlerësime 0

Fshati Antik Vuno gjendet menjëherë pas Dhërmiut në rrugën nacionale që të çon në Himarë, afër kanioneve të Ilias. Vendbanimi daton në shek. VIII -VI p.e.s. dhe është i pozicionuar rreth 400 m mbi nivelin e detit, me një pamje mahnihtëse të detit Jon e që zbret poshtë deri në Jal. Ka një numër të madh banesash me arkitekturë karakteristike e rrugë me kalldrëm.

Vunoi ndahet në në fushën e sipërme, e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer me ngjyra, dhe fushën e poshtme, me disa kisha antike ortodokse të ndërtuara kryesisht në shek. XVIII. Banesat, kishat apo kalldrëmi thuajse e kanë ruajtur identitetin e tyre deri në ditët e sotme. Disa nga dokumentat e fundit më të njohura për këtë fshat janë letrat e Ali Pashë Tepelenës, që si pasha i Janinës i këshillonte disa vizitorë të huaj të rëndësishëm, të vizitonin këto anë duke ofruar gjithë mikpritjen e tij. po kështu Pashai mbante korresponcendë të vazhdueshme edhe me banorët e fshatit. Gjithashtu Lord Bajroni ka shkruar për Vunoin, edhe Eduard Lear është piktori dhe shkrimtari i apasionuar pas Vunoit, që shkroi e pikturoi gjatë për këtë vend, vepra të cilat sot ruhen në Universitetin e Harvardit. 

Vunoi mund të quhej një fshat qytet për nga mënyra se si zhvillohej aty jeta e sidomos për kontributin që banorët e saj kanë demostruar. 

Nga objektet e kultit më karakteristiket në Vuno janë: Kisha e Shën Marisë së Mesodhit e ndërtuar në vitin 1783 dhe Kisha e Shën Spiridhonit. Në lagjen e poshtme këto kisha të vogla që e ndajnë altarin me ikonostase, të ndërtuara me gur, rrëfejnë qartasi përkujdesjen që vendasit i kushtonin besimit edhe nëpërmjet arkitekturës.

Në Vuno bën përshtypje se si gjelbërimi dhe rrugicat janë plot ajër dhe me hije në verë, aty gjen madje edhe kulla, që zakonisht ndërtohen në veri. Gurët e përdorur për ndërtim janë të përmasave mesatare thuajse në sinkron me gurët e kalldrëmit që vërehet edhe sot. Me linja të pastra, pa harqe e nënkalime që gjenden shpesh aty këtu.

Artit dhe kulturës në Vuno i kushtohet vazhdimisht një vëmendje e veçantë, aty pothuaj çdo verë organizohen festivale e koncerte me muzikë të ndyshme apo festa si South Outdoor Festival i zhvilluar në 2018

 

Book your vacations

Adresa

Vuno, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose