Objekte Kulti

Kisha e Shën Premtes, Kavajë

Vlerësime 0

Kisha e Shën Premtes ndodhet dy km larg qendrës së qytetit, majë një kodre në lindje të tij. Kisha është një monument i trashëgimisë kulturore në Çetë, të Kavajës. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në qershor të vitit 1973, e ndërtuar në shek.XIII. Në fillim ka qenë një kishë katolike me arkitekturë romano-gotik ndërsa më vonë rreth vitit 1691, u kthye në kishë ortodokse. Në brendësi të kishës, në të katër muret rrethuese është pikturuar me ikona, me mesazhe biblike nga vëllezërit e famshëm korçarë Zografi. Kisha përbëhej nga 16 ikona të cilat i përkasin Kostandin Shpatarakut, nga altari, narteksi dhe naosi. Dyshemeja ka një figurë dielli në formë rrethi, pasi kulti i diellit është prekristian. Sipas historianit Rifat Hoxha: ikonostasi i Kostandin Shpatarakut, që dikur ndante pjesën e altarit me naosin, një prej vlerave më të mëdha artistike u zhduk nga kisha vite më parë. Kisha e shpallur monument kulture në vitin 1963 thuajse ia hodhi vendimit të vitit 1967, kur u vendos nga sistemi unifikues i komunizmit të shkatërroheshin të gjitha objektet e kultit fetar. Objekti është ruajtur me fanatizëm prej shtatë shekujsh nga vetë banorët e zonës, të cilët ndonëse ishin të besimit mysliman, kundërshtuan me forcë shkatërrimin e kishës.
Kisha e vjetër e Shën Premtes ndodhet mes kurorave të mëdha me ullishte në kodrat e Çetës dhe mbetet një destinacion jo vetëm fetar por edhe historik e turistik. Banorët e qytetit vijnë tri ditë pas pashkëve për të festuar, duke organizuar në formën e një pikniku masiv në natyrë dhe për të uruar njëri-tjetrin në harmoni të plotë pavarsisht besimit fetar.

Book your vacations

Adresa

Rruga e Çetës, Helmas, Kavaje

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose