Fshatrat Kaçë dhe Naraç shtrihen në pjesën verilindore të fushës së Zadrimës, aty ku shtrati i lumit Drin del nga pjesa malore për në fushë. Në fillimet e shek.XX kalonin shtretërit e lumit Gjadër dhe përroit të Glinës, që përmenden që nga mesjeta bashkë me kishën në fjalë.
•Kisha “Shën Mëria e të ngjiturit në qiell” përmendet për herë të parë: në relacionin e Arqipeshkëvit të Tivarit, Marin Bici në vitin 1610.
•Në një tjetër relacion të vitit 1632 Ipeshkëv i Sapës Gjergj Bardhi shkruan se: Kisha e Shën Mërisë kishte vreshta dhe kujdestarët e saj.
•Gjithashtu në vitin 1638 Arqipeshkëvi i Tivarit shkruan se: kjo kishë famullitare ka tre fshatra, Ranëzën, Hajmelin dhe Naraçin.
•Restaurimi i fundit i Kishës daton rreth vitit 1880 dhe ky fakt përmendet nga relacioni i Ipeshkëv Giulio Marsili.
Kisha gjatë periudhës ateiste ishte kthyer në depo bujqësore dhe iu hoqën këmbanorja, altari dhe instalime të ndryshme kishtare në fasada. Me gjithë ndryshimet objekti ruajti formën e plotë të tij, kryesisht nga jashtë ku u ruajtën muret prej guri. Sot ky objekt kishtar i është rikthyer sërish Dioqezës së Sapës.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Naraç, Vau-Dejës, Bashkia Vau-DejësJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar