Muzeu Historik i Shkodrës inagurohet në vitin 1949, por për paraqitjen e tij u punua pë një kohë dy vjeçare. Ai u vendos në një ndërtesë monumentale të shek 19, në qendër të qytetit, vlerat e së cilës rriten edhe nga fakti që bashkëngjitur me këtë ndërtesë gjendet "Kulla e Sahatit". Fillimisht u bazua në koleksione të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe Franceskanëve themeluar që nga fundi i shek te XIX, si dhe nga koleksione të familjeve shkodrane e më vonë u pasuan nga dhurime, blerje, gjetjeve te rastit dhe gërmimeve arkeologjike.
Më 1953, me pasurimin e mëtejshëm riurganizua koncepti i tij, Muzeu u nda në disa sektorë por për shkak të ideologjizimit të sistemit monist,në atovite përparësi merr sektori i Luftës Nac-Çlirimtare dhe i ndërtimit socialist. Gjatë viteve në vazhdim ai pasurohet edhe muze e shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet muzeal prej 7 qendrash.
Pas ndërrimit të sistemit, me reformat e thella që në fillim të viteve '90, shtëpitë-muze iu kthyen ish pronarëve e ky rrjet muzeal u shpërbë. Në vitin 1996, Muzeu Historik i Shkodrës u transferua në banesën monumentale të restauruar (shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”) ku ndodhet edhe sot, paralelisht me të vazhdon të funksionojë edhe Muzeu i Kalasë “Rozafa” i vendosur në godinën e Kapitenerisë i cili është hapur në vitin 1987.
Funksioni i tij është promovimi i historisë dhe i traditave kulturore lokale e kombëtare tek qytetarët e komunitetit brenda e jashtë vendit. Megjithatë gjatë gjithë jetës së tij ka kryer edhe veprimtari kërkimore në nivel lokal, duke aktivizuar bashkëpunëtorë të shumtë, specialistë e dashamirës të kulturës. Brenda qytetit ai bashkëpunon me sukses me Universitetin L. Gurakuqi, bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve dhe Teatrin “Migjeni”, dhe me institucione të tjera simotra në Shqipëri e në rajon.
Muzeu organizon periodikisht aktivitete komemorative, konferenca e seminare me tematika të ndryshme. Aktualisht boton revistën “Kumtari” dhe ka ndërmarrë botimin e 10 vëllimeve me materialet e seminarit “Shkodra në shekuj”, ku përfshihen studime në fushat e historisë, arkeologjisë, etnologjisë, folklorit, gjuhësisë, letersisë e arteve.
Sot ai përbëhet nga seksionet e etnografisë, arkeologjisë, të artit pamor dhe bibliotekën e cila shërben si fond i studimeve shkencore.
Muzeu është i hapur nga e hëna deri te premten nga ora 8:00 – 15:00.
(çmimi i biletës pë të rritur ëshë 150 lekë, rreth 1.3$.)
(çmimi i bitetës për fëmijë është 50 lekë.)
Kontakto
Adresa
Historic Museum of Shkodër, 32, Rruga Oso KukaJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar