Muze

Muzeu Arkeologjik i Durrësit

Vlerësime 0

Pjesa më e madhe e muzeut përbëhet nga 3204 objekte që gjenden në vendin e lashtë të Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga periudha Greke e Lashtë, Helenistike dhe Romake. Artifaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri dhe një koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër adhurimi e perëndeshës.

Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe antike greke në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme, deri te periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë. Në katin e dytë është planifikuar periudha e mesjetës. Në katin e tretë është menduar arkeologjia nenujore. Në oborr objekteve të mëdha. Objektet arkeologjike të gjetura ndër vite në qytetin e Durrësit deri ne vitin 1945, permes kerkimeve ekstensive apo koleksioneve private, u bene pjese e dy institucioneve te ndryshme administrimi. Nje pjese e ketyre objekteve u integruan ne fondin e ekspozuar te Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Etnografisë në Tiranë, ndersa pjesa tjeter u be pjesë e një ekspozite të vogël arkeologjike, administruar nga Bashkia e qytetit. Pas vitit 1945, krijohet Muzeu Historik dhe Natyror, themeluar dhe drejtuar nga Vangjel Toçi, një pavion i te cilit i dedikohej arkeologjisë. Në vitin 1951 u hap Muzeu i parë arkeologjik ,me fondin ekzistues arkeologjik.

 Ky fond ishte ne rivlersim dhe pasurim te vazhdueshem permes zbulimeve të shpeshta në qytet, me prejardhje kryesisht nga germimet sistematike arkeologjike te ndermarra ne varrezat kodrinore dhe fushore te qytetit antik. Ky angazhim intensiv shkencor dhe menaxherial beri te mundur jo vetem pasurimin e ekspozites por edhe krijimin e nje fondi shume te rendesishem arkeologjik te paekspozueshem ne funksion te kerkimit shkencor. Me nje fond te tille te konsiderueshem, Muzeu arkeologjik i Durresit erdhi deri në vitin 1990. Me ndryshimin e regjimit qeverisës në Shqipëri dhe rikthimin e pronave të sekuestruara ish-pronarëve, ne vitin 1999 ngrehina e Muzeut arkeologjik iu rikthye pronarit të dikurshëm, dhe objektet e ekspozitës dhe fondeve arkeologjike u transferuan drejt godines se Muzeut të ri Arkeologjik , e cila kishte filluar të ndërtohej në vitet 80 të shekullit të kaluar. Për arsye të krizave te njepasnjeshme politike dhe ekonomike që kaloi shteti shqiptar, finalizimi I ndertimit te kesaj godine te re kerkoi nje kohe relativisht te gjate. Vetëm në vitin 2002 u arrit të hapej njëri prej tre kateve te Muzeut, i cili prezantonte ekzponate arkeologjike perfaqesuese per periudhat historike nga prehistoria deri në fundin e antikitetit. Në vitin 2010, Muzeu Arkeologjik u rimbyll, për t’ju nënshtruar nje procesi tërësor rikonstruksioni. Rihapja e katit te parë te Muzeut te rikonstruktuar tashme u bë e mundur ne pranveren e vitit 2015, me të njëjtat objekte dhe përkatësi kronologjike, por me një trajtim të ri të interierit dhe vendosjes se objekteve.

Kontakto

Adresa

Archaeological Museum, Durrës, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar