Muze

Muzeu Historik i Fierit

Vlerësime 0

Muzeu Historik  ndodhet në qëndër të qytetit të Fierit. Përpjekjet e para për ngritjen e një muzeu në Fier shënohen që në vitin 1936 me arkeologun e njohur Leon Rei. Ky muze do të ishte i karakterit arkeologjik, me objektet e zbuluara gjatë gërmimeve në qytetin antik të Apolonisë, por nuk u realizua. Ngritja e muzeut u bë realitet vetëm pas çlirimit. Si hap i parë shërbeu një ekspozitë për faunën dhe florën e rrethit, si dhe një ekspozitë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me fotografi, dokumente, kujtime, objekte dëshmorësh etj., që u ekspozuan në një mjedis prej dy dhomash në një godinë pranë ish-turizmit. Që nga 18 korriku i vitit 1978, muzeu historik u vendos në ndërtesën dykatëshe që është edhe sot në lagjen “Kastriot”.

Për ngritjen e tij punuan profesor Neritan Ceka; Myzafer Korkuti, arkeolog; prof. Paskal Milo, historian; dr. Iljaz Gogaj, historian; Kleanthi Dedej, studiues; piktori Vilson Kilica; arkitekti Mauricio Bega etj. Në përbërje të tij, muzeu ka pavijonin e arkeologjisë, ku mbi 70% janë objekte origjinale; pavijonin para dhe pas shpalljes së pavarësisë deri në vitin 1939 dhe eksponatin etnografik (ku paraqiten veshjet e trevës dhe objekte të përdorimit të përditshëm prej balte, hekuri, xunkthi, druri etj). Ka një fond të pasur arkivor në kujtime, ngjarje e data historike për LANÇ, studime historike, objekte të dëshmorëve dhe heronjve, veteranëve, armë mesjetare, të Rilindjes, të Luftës së Parë e të Dytë Botërore, si dhe një fototekë e filmotekë të pasur.

Pavarësisht se konsiderohet si muze historik, ky institucion kryen edhe funksione të tjera në fushën e muzeologjisë. Në fakt ai përbëhet ngakatër sektorë arkeologjia, etnocultra, ikonografia dhe historia e ku secila prej tyre përmban rëndësi më vete dhe rolin e saj specifik. Në secilin seksion ka aq shumë material, sa mund të hapej një muze i veçantë për të gjithë sektorët e prezantuar. Në disa prej gjetjeve më interesante që posedon ky muze, duke filluar nga periudha mesjetare e deri në vitet e 90-të, rëndësi të konsiderueshme në të zë edhe etnokultura dhe ikonografia. Po kështu, muzeu, përmban edhe një material të pasur arkivor me dokumenta, dëshmi memoristike, fotografi, materiale filmike, libra dhe studime historike, e për sa i përket etnografisë në dispozicion të këtij muzeu nuk mungojnë kostumet popullore, veshjet e traditës, objektet të përdorimit personal dhe të përditshëm, armët e periudhave të ndryshme, vepra të shumta të artit figurativ të karakterit historik si dhe deshmi të kultit, ikona të ndryshme, piktura etj.

Muzeu Historik Fier është një institucion i cili jo vetëm mban me kujdes dhe paraqet këto objekte në ekspozitat e saj, por edhe promovon këto vepra që për trashëgiminë e historinë shqiptare mbajnë vlera të paçmuara mbi vete. Ndër to vlen të përmendet shkopi i Ali Pashë Tepelenës dhe shpata e themeluesit të qytetit të Fierit. 

Kontakto

Adresa

Muzeu Historik i Fierit, Rruga Leon Rei, Kastriot

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose