Muze

Muzeu Arkeologjik i Butrintit

Vlerësime 0

Muzeu Arkeologjik i Butrintit u hap në vitin 1950 në mjediset e fortesës së periudhës veneciane, në akropolin e qytetit antik. Asokohe muzeu përmbante materialin e pasur arkeologjik të periudhës greko-romake, të zbuluar nga Misioni Arkeologjik Italian që gërmoi në Butrint midis dy luftrave botërore (1928-1940), e që i shpëtoi shkatërrimeve të Luftës së II Botërore.

Fillimi i gërmimeve sistematike në Butrint nga arkeologët shqiptarë gjatë viteve 1960-1980, shtoi ndjeshëm objektet dhe monumentet arkeologjike të cilat u ekspozuan në këtë muze. Muzeu ka patur disa rikonstruksione, nga të cilët mund të përmendet ai i vitit 1988, kur ai mori formë më të plotë duke prezantuar historinë e gjatë shumëshekullore të qytetit antik. Gjatë kësaj kohe muzeu kishte në organikën e tij një drejtor dhe një përgjegjës me varësi të drejtpërdrejtë nga Instituti i Arkeologjisë.Muzeu funksionoi deri në vitin 1991, vit kur u mbyll për të qëndruar si i tillë deri në vitin 2005.

Fillimi i viteve ‘90 dhe veçanërisht viti 1997 ishin fatale për disa objekte të cilat u vodhën nga ambientet e muzeut. Megjithatë godina e muzeut edhe gjatë kësaj kohe vazhdoi të ishte në përdorim nga arkeologët të cilët grumbullonin aty materialet e nxjerra gjatë gërmimeve arkeologjike. Në verën e vitit 2005, muzeu u rinovua dhe u pasurua me gjetjet arkeologjike të zbuluara nga gërmimet e projektit të përbashkët të Institutit të Arkeologjisë dhe Fondacionit Butrinti që nga viti 1994.

 Rihapja e tij u mundësua nga bashkëpunimi dhe kontributi financiar i Institutit të Arkeologjisë, Fondacionit Butrinti, Fondacionit A. G. Leventis, Institutit Humanitar Pakard dhe Parkut Kombëtar Butrint.Në vitin 2008 muzeu i Butrintit kaloi në varësinë e Parkut KombëtarButrint (Zyra e Administrim Koordinimit Butrint) pasi deri në këtëkohë vazhdonte të ishte në varësi të Institutit të Arkeologjisë (tashmë e njohur si Qendra e Studimeve Albanologjike).

Në këtë vit u mundësua dhe rikthimi në muze i shtatoreve të Apollonit dhe Arte misit të vjedhura nga muzeu gjatë vitit 1997. Aktualisht në muze janë të ekspozuar 1325 objekte (stralli, kocke, qeramike,qelqi, statuja, monedha, etj), të zbuluara nga gërmimet arkeologjike brenda Butrintit, por dhe nga Diaporiti, Kalivo, Xarra, Fushë Vrina, dhe një pjesë e vogël dhe nga Finiqi. Prezantimi i qendrave të tjera më të vogla të banimit në zonën përreth Butrintit sqaron më mirë kushtet e lindjes e të lulëzimit të qytetit të Butrintit gjatë periudhës helenistike dhe periudhës romake.

Kontakto

Adresa

PFGC+M2H, Fier, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar