Muzeu Historik Kombëtar ndodhet në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Muzeu synon të nxisë mirëkuptimin dhe vlerësimin e historisë së Shqipërisë tek publiku vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe të inkurajojë dialogun midis qytetarëve, mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare.
Për këtë qëllim: ai përfton, ruan dhe studion, provat materiale dhe jo materiale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin dhe argëtimin. Ai organizon dhe mundëson gjithashtu aktivitetet, të cilat përkrahin vizionin dhe misionin e tij. “Muzeu Historik Kombëtar” u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.
Godina e “Muzeut Historik Kombëtar” zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2 dhe ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3.Në mjediset e muzeut gjenden rreth 6200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shek.XX.
Janë rreth 3100 objekte të ekspozuara. Pjesa tjetër e objekteve janë në fonde. Aktualisht, Muzeu Historik Kombëtar ka shtatë pavijone: antikiteti me 585 objekte; mesjeta me 217 objekte, ikonografia me 90 objekte, nga të cilat 70 janë ikona dhe 20 objekte kishtare liturgjike, Rilindja Kombëtare me 230 objekte, Pavarësia me 142 objekte, e kështu me radhë. Muzeu Historik Kombëtar është një institucion kërkimor shkencor. Përveç pavioneve, muzeu ka edhe ambiente arkivore dhe laboratorike, salla ekspozitash të përkohshme dhe salla konferencash.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
National Historical Museum, Skanderbeg Square, Njësia Bashkiake Nr. 10Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar