Muze

Muzeu Arkeologjik i Sarandës

Vlerësime 0

Muzeu Arkeologjik ndodhet në qendër të qytetit të Sarandës. Nga ku vizitorët kanë mundësinë të njihen me fillimet e qytetërimit në Onhezmi, të cilat nisin në shek.III para Krishtit. Në atë periudhë shërbente njëherësh edhe si një port i Foinikës, kryeqendrës së Kaonisë, mbretërisë së Pirros së Epirit. Gjatë shek.IV, qyteti u rrethua me mure fortifikuese, me lartësi 8.5 m.
Ndërtesa ku ndodhet muzeu sot, ka qenë dikur, posta e vjetër e qytetit. Ajo është shndërruar në qendrën e referimeve për shumë arkeologë e historianë dhe e kërkimeve të ndryshme lidhur me historinë, arkeologjinë dhe trashëgimninë kulturore shqiptare në tërësi. Rinovimi i saj u bë në vitin 2008.
Gjatë gjithë vitit, ky muze mirëpret shumë turistë të huaj dhe vendas. Saranda si qytet ka shumë për të treguar dhe muzeu mbetet referenti kryesor në këto guida, i cili është një pjesë e rëndësishme e grupit muzeal “Arkeologji-Traditë-Art Pamor”.

Book your vacations

Adresa

V2F4+VJX, Sarandë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose