Objekte Kulti

Fshati Shelegar

Vlerësime 0

Fshati Shelegar ndodhet pranë qytetit të Sarandës, i krijuar në vitin 1918. Fshati është i vogël, me lagjet të cilat i ka të shpërndara, me shtëpitë larg dhe afër njëra tjetrës, të ndërtuara prej banorëve në mënyrë të tillë që ti përshtaten territorit.

Fshati u krijua nga refugjatët çamë, të cilët formojnë pjesën më të madhe të popullsisë me dy familje toske nga fshati Podgoran, Përmet dhe disa labe. Banorët kryesisht zhvilluan blegtorinë. Rritej delja, shelegu, nga ku mendohet se fshati mori edhe emrin Shelegar. Ai kufizohet nga veriu me Bregasin, nga jugu me Metoqin, nga lindja me Vrionin dhe nga perëndimi me qytetin e Sarandës.

Duke qënë njerëz shumë punëtor, banorët i kanë dhënë fshatit një pamje shumë të bukur dhe të gjelbëruar, me tokat e punuara rreth e qark. Ky fshat mbetet në listën e të vizitave turistike, për gatimet tradicionale dhe bujarinë që ofron.

Book your vacations

Adresa

Shelegar, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose