Objekte Kulti

Banesa e Eqerem Bej, Vlorës

Vlerësime 0

Banesa e Eqerem Bej Vlorës ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë “Sheshit të Flamurit”. Banesa e Beut siç njihej ndryshe nga populli, është e vetmja godinë që ka ngelur nga kompleksi i madh ndërtimor i sarajeve të familjes Vlora. Sarajet ishin ndërtuar nga dy vëllezër, gjyshi i Ismail Qemalit, i cili gjithashtu quhej Ismail dhe nga gjyshi i Syrja Vlorës, Beqiri.

Përshkrimin më të hershëm të sarajeve, e gjejmë tek konsulli austriak Johan George Von Hahn në vitet 1840-1850, i cili thekson se: "Pallatet me stil oriental të Vlorajve, familjes më të vjetër dhe më fisnike të vendit, janë ndërtuar në anën jugperëndimore të qytetit, të cilat nëse kundrohen nga kodrat e afërta, ofrojnë një pamje me të vërtetë magjepsëse”. Ndërsa planimetrinë e kompleksit e njohim nga një skicë e nënkonsullit anglez A. Rumbold: e hartuar në vitin 1865 dhe e publikuar një shekull më vonë nga Eqerem Bej Vlora në vitin 1960, në revistën Shejzat.Janë një sërë studiuesish dhe udhëtarësh si: Carl Patch, Antonio Baldacci, Luigi Maria Ugolini, që të tërhequr nga arkitektura e tyre kanë lënë shënime të rëndësishme në veprat kushtuar Shqipërisë.

Por megjithatë përshkrimet më të detajuara, për këtë kompleks i gjejmë tek kujtimet e Eqerem Beut. Sipas tij: "Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve që, duke zënë fill nga rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 m2, rrethuar me mure të larta 8 m dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe, me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve që përfshinte: haremllëkun (banesën e grave), dhe selamllëkun (banesën e burrave). Haremllëku kishte: tre salla të mëdha (30 x 12 m) nga një për çdo kat njëra mbi tjetrën dhe dy dhoma të mëdha në katin përdhesë, ku mbaheshin orendi dhe paisje shtëpiake.Gjithashtu midis dy godinave kishte një kompleks të gjerë ku ndodhej: një guzhinë e madhe dhe lavanderia.                                                                                                                           

Fasada e saj kishte një pamje imponuse me dritare dhe një derë me qemer në formë harku, duke i dhënë asaj paraqitjen e një godine me funksion administrativ. Në brendësi të këtyre godinave, ruheshin gjithashtu koleksione të pasura, me objekte arkeologjike dhe armë zjarri, të cila janë përshkruar mjaft mirë nga arkeologu Italian L.M. Ugolini, në fillimin e viteve 1920.

Pikërsisht në ballkonin e Selamllëkut, më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali së bashku me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, ngriti flamurin duke shpallur pavarësinë e shtetit Shqiptar. Godina aktuale dykatëshe e njohur si Banesa e Eqerem Bej Vlorës, pas vitit 1944 ka funksionuar si shtëpi kulture, bibliotekë dhe muze, hyrja për kureshtarët është falas.

Book your vacations

Adresa

Vlorë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose