Objekte Kulti

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit, Korçë

Vlerësime 0

Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit është një monument i trashëgimisë kulturore në Korçë. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator 1971. Tipologjia e saj është xhami, e ndërtuar në periudhën Osmane në vitin 1495 - 1496.                  

Xhamia u ndërtua nga Iljaz bej Mirahori në vakëfin e tij, tregues ky i të parit vakëf në trojet shqiptare dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare.                                                      

•Në derën hyrëse të xhamisë është shkruar: Ndërtuesi i kësaj vepre të mirë dhe të dobishme Iljas Bej Mirahori. e ndërtoi këtë xhami në vitin nëntëqind e një (sipas kalendarit të vjetër islam "hixhri").

Xhamia është me përmasa të mëdha, me sipërfaqe 11.75 x 11.75 m. Përbëhet nga një sallë qendrore e lutjeve, piktura muzeale dhe mafili mbi portën hyrëse. Mbulesa e sallës kryesore kishte një kupolë e veshur me plumb, ndërsa në hyrje ka ajete kuranore të shkruara me plumb gjithashtu. Përballë xhamisë u ndërtua edhe kulla e Sahatit dhe Mejtepi (Medreseja) në vitin 1496, e cila shënohet si shkolla e Mirahorit për djem e vajza.

Xhamia çmohet si ndër monumentet më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri, duke u bërë gurthemeli i qendrës të kasabasë së Korçës dhe duke qenë edhe monumenti më antik i këtij vendbanimi.

Book your vacations

Adresa

Xhamia e Mirahorit, Rruga Floresha Myteveli 12, Korçë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose