Ura e Leshnicës ndodhet Leshnicën e Sipërme, në Dhivër të Sarandës. Ura është Monument Kulture, e miratuar në shkurt të vitit 1979, ndërtim në shek. XVII - XVIII. Ajo është e ndërtuar me qemer guri, me gjatësi 10 m, gjerësi 1.9 m dhe e lartë 2.6 m, mbi nivelin e detit.
Si teknik ndërtimi ura përbëhet nga një hark rrethor, me një dritare në anën e djathtë. Harku ka hapësirë drite 3 m dhe qemeri i tij është punuar me gurë të trashë gërqelor pllakë.
Ura është e shtruar me kalldrëm, e punuar prej gurësh lumi të çrregullt me gjerësi 2 m. Kjo urë përdoret për të lidhur zonat përrreth me qendrën e fshatit.