Objekte kulti

Shtegu i Mullinjve, Dhërmi

Vlerësime 5

Shtegu i Mullinjve ndodhet midis plazhit të Dhërmiut dhe fshatit te tij, me një gjatësi prej 1.5 km. Quhet “Shtegu i Mullinjve” sepse është plot me mullinj, të cilët dikur punonin me rrjedhën e burimit të Potamit. Sot kanë mbetur vetëm ndërtesa të braktisura, të cilat po rikthehen si pjesë e natyrës duke u mbulur me shkurre dhe gjethe.

Rruga është e shtruar me gurë dhe ka tabela orientuese, pika të veçanta përgjatë gjithë shtegut. Mund të ndiqet rruga dytësore e plazhit të Dhërmiut, ose edhe ajo pranë burimit të Potamit, në fshat.                                                                                                                            

Gjatë shëtitjeve në këtë shteg do të hasni: dy kishat e vjetra shekullore, ujvarën piktoreske, gjurmët e hidrocentralit të parë të ndërtuar në fshatrat e Shqipërisë etj. Një prej këtyre atraksioneve është dhe dërstili, ose siç njihej ndryshe Trovea, që ishte vendi ku gratë e fshatit Dhërmi lanin rrobat e mëdha dhe qilimat prej leshi.

Pak para ujëvarave gjendet hidrocentrali i parë, që u ndërtua në fshatrat e Shqipërisë, në vitin 1952. Për ngritjen e këtij hidrocentrali ndihmuan vetë banorët e fshatit, ata të cilët ishin emigrantë në SHBA. Ndërsa pasi ngjitesh sipër ujëvarës, duket kaq atraktiv fshati i Dhërmiut, i ndërtuar mbi gurë.

Shtegu ka stola dhe vende për tu ulur, ku mund të shijosh pamjen piktoreske dhe të çlodhesh në ajrin e pastër. Dikur kjo rrugë përdorej vetëm nga banorët e fshatit, për të zbritur poshtë drejt plazhit, por tani është kthyer në një atraksion turistik dhe vizitohet nga mijëra persona çdo vit. Është e lehtësisht e përshkrueshme me këmbë dhe e përballueshme për të gjitha moshat.

Book your vacations

Adresa

5J2Q+M9G, Dhërmi, Albania

Vlerësime

5
Alba Gega
Alba Gega
2022-08-21

Ahhh sa rruge e kenshme eshte kjoo!

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose