Objekte Kulti

Qyteti i Sarandës

Vlerësime 0

Saranda ndodhet përballë ishullit të Korfuzit, 20 km nga Butrinti në pjesën jugore të Shqipërisë. Ajo është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Saranda kufizohet në veri me Kakomenë dhe Hamalloin, në juglindje me Lëkurësin, në lindje me Gjashtën dhe në perëndim me Detin Jon.
Më parë, në lashtësi ku dhe është përmendur nga disa historianë të asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjalë ka 2 kuptime: sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet dhe sipas legjendave Onkizi, ishte babai i Eneas.Shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), në lashtësi ishte një qytet port. Gjithashtu një nga portat, e cila bënte lidhjen e ballkanit perëndimor me vendet e Europës lindore dhe një pikë strategjike ekonomike, shumë e favorshme për ilirët.
Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30%, të sipërfaqes.
Zona e Sarandës ka një botë shtazore të pasur si: derri i egër, lepuri, çakalli, dhelpra, ujku, sorkadhja, thëllëza, rosa etj.  Ndodhen disa rezervate si: pylli i Butrintit, Stillos, Corrajt, Muzinës, të cilët janë një vend gjuetie mjaft i përshtatshëm, për amatorët e këtij sporti.  Edhe pasuria ujore e shtazore e detit Jon, është e shumëllojshme. Delfinët janë miq të qytetit, duke u afruar brigjeve të Sarandës. E gjithë zona ofron habitate të çmuara me peshq dhe lloje të tjera kafshësh detare. Në këtë zonë përfshihet laguna tipike mesdhetare e Butrintit, rreth 1600 ha, e pasur me bimësi që shërben si ushqim, për llojet e shumtë të peshqve.  Laguna është gjithashtu vend ndalese për mijëra zogj: ujorë, dimërorë dhe shtegtarë.
Ky qytet bregdetar ka një përbërje të larmishme etnike dhe krahinore. Në amfiteatrin e qytetit antik të Butrintit mbahet për çdo vit Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Butrint 2000", me pjesëmarrjen e mjaft trupave teatrore evropiane. Në kinoteatrin e Sarandës vihen në skenë shfaqje të shumta dhe gjatë muajve të verës jo vetëm trupa e estradës së Sarandës, por edhe trupa të tjera brenda e jashtë vendit, japin shfaqje të ndryshme në qytetin që "përmbytet" nga vizitorët.  Saranda mbetet një ndër qytetet më të bukura dhe qendra kryesore e turizmit në Shqipëri. Me bukuritë e saj shumë afër Sarandës, ndodhet Ksamili me ishujt e vegjël. Ka një kulinari të pasur me prodhimet e detit, të cilat gatuhen kryesisht të zgarë. Pjatat e dyta të mishit janë me bazë qengji, gici dhe viçi. Si pije gjatë ngrënies përdoret shpesh rakia dhe vera.
Moti me diell, plazhet me rërë, historitë interesante, atraksionet e shumta dhe jetën plot ritëm të natës, e bëjnë Sarandën pa dyshim si "Kryeqytetin e Rivierës Shqiptare", përgjatë sezonit veror.

Book your vacations

Adresa

Sarandë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose