Objekte kulti

Manastiri i Shën Theodhorit, Ilias-Dhërmi

Vlerësime 0

Manastiri i Shën Theodhorit gjendet midis fshatrave Ilias dhe Dhërmi, në një kodër me një peizazh mahnitës nga deti dhe të mbuluar nga ullinj dhe qiparisë. Manastiri është ndërtuar në shek.XIV, mbi faltoren e lashtë të perëndisë Zeus dhe perëndeshës së gjuetisë Artemisit. Në vitin 1946 u mbyll nga regjimi komunist, e më vonë u bë bazë ushtarake për sovjetikët.

Manastiri ka një pamje mjaft të bukur dhe të lë mbresa të paharrueshme për të gjithë vizitorët, si vendas e të huaj. Prej këtu, turistët mund të vizitojnë plazhin e Gjipesë, një nga më të bukurit dhe më pak të eksploruarit të bregdetit të jugut. Ecja nga sheshndalimi i makinave për te Manastiri zgjat për rreth 10 minuta përmes një rruge të shtruar me kalldrëm.

Book your vacations

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose