Objekte Kulti

Manastiri i Shën Podhromit, Voskopojë

Vlerësime 0

Manastiri i Shën Podhromit është një monument i trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të Korçës. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar në mars të vitit 1948 dhe në shtator të vitit 1971. Ndryshe njihet edhe me emrin Manastiri i Shën Gjon Pagëzorit. Manastiri dhe kisha që ndodhet në brendësi janë ndërtuar rreth vitit 1632, sipas mbishkrimit të dhuruesit. Ndërsa pikturimi i Manastirit ka përfunduar 27 vjet pas hedhjes së themeleve, më 1659. Manastiri përmban kishën dhe dy ambjente të tjera, pjesë shoqëruese të tij. Ndërtesa është dykatëshe, në formë L dhe me përmasa 17 m x 7.65 X 9 m. Afresket janë punuar me përbërës hekuri dhe kalciumi dhe elementë e dekoracionit janë tullë e veçantë.

Ndërsa kisha ka artitekturë të stilit bizantin në formë kryqi, e përbërë nga narteksti i thjeshtë dhe katolikoni në trajtë qemerësh. Ajo ka qenë e pajisur me dy kupola me tambur
poligonal me nga tri dritare të ngushta. Prej nartekstit fillestar të ndërtesës së kishës qëndorn vetëm muri lindor ndërsa të gjitha anët e tjera janë rindërtuar sërish.

Book your vacations

Adresa

JJW3+755, Voskopoje, Voskopojë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose